Inspirimi i nënave, me vajzën në krahë në Miss Italia

Ajo quhet Alessia Spagnulo dhe është 24-vjeçare, por është bërë inspirimi i të gjitha nënave të reja pasi i shfaq në “Miss Italia” me vajzën e saj 5 muajshe në krahë. Spagnulo erdhi për të marrë pjesë në edicionet e konkursit të bukurisë me Chloe-n e vogël dhe tregoi se të gjithë duhet të ndjekin ëndrrat e tyre, por duke mos hequr dorë nga të qenurit nënë. Zgjedhjet u mbajtën në Romë në Empire Palace, në prag të konkursit ‘Miss 365’. Fituesit do të shpallen në fund të janarit për të arrë pjesë në finalet e shtatorit. Kandidatet që u paraqitën ishin më shumë se 1000 dhe u mblodhën nga e gjithë Italia me ëndërrën për tu bërë mbretëreshat e shteti të tyre. Të gjitha treguan historinë  tyre por Alessia Spagnulo mori gjithë vëmendjen kur u shfaq në zgjedhje me vajzën e porsalindur. Alessia u bë nënë e Chloe 5 muaj më parë, foshnja e lindur nga martesa me Foggia Michele Calabrice.

SHKARKO APP