Instagrami po na ‘zbulon’ çiftin më të ri të showbiz-it? Foto nga i njëjti vend, por jo bashkë

A mund të themi që Samanta Karavello dhe Capital T janë çifti më i ri i Showbiz-it shqiptar?

Duke u nisur nga mënyra se si u zbulua se Seldi dhe Mimoza Shkodra janë bashkë, po. Së fundmi këngëtarja e hitit “Zemrën maje” dhe reperi nga Kosova ndodhen në SHBA. Ata kanë postuar disa foto në profilet e tyre në Instagram, ku ajo që na bie në sy është sfondi i njëjtë, duke na shtuar kështu dyshimet se janë bashkë.

Capital T po zhvillon një tur koncertesh në Amerikë, e ndërsa Samanta ndodhet atje prej pak ditësh, arsyen nuk e dimë ekzaktësisht…Sigurisht nuk përjashtojmë mundësinë që dy këngëtarët kanë vizituar të njëjtin vend gjatë qëndrimit të tyre në Amerikë dhe nuk e dinë se çfarë ka njëri apo tjetri në Instagram, ose ndoshta ata ndodhen së bashku për koncert dhe kanë shfrytëzuar një moment pushimi për të shëtitur, vendi u ka pëlqyer shumë dhe i kanë shkrepur njëri- tjetrit disa foto të bukura.

Mund të jetë totalisht një rastësi, por sikur nuk besojmë dhe shumë në to. Pak ditë më parë ne mësuam se Seldi dhe Mimoza janë bashkë nëpërmjet fotove që postonin në rrjetet sociale: nga i njëjti vend, por asnjëherë bashkë. Edhe Marina me Getoarin, nëse e mbani mend, kanë ndjekur të njëjtën formë…ndoshta të njëjtën gjë po bën dhe Capital T me Samantën.

class

SHKARKO APP