
Pallati Buckingham ishte nën presion për t’iu përgjigjur akuzave për racizëm brenda niveleve më të larta të familjes mbretërore pas një interviste me Dukën dhe Dukeshën e Sussex që kërcënoi të kishte një efekt shkatërrues në reputacionin e monarkisë.
“Të gjithë jane paralizuar dhe dridhen”, kështu e përshkruan një burim situatën në Pallatin Mbretëror. Sipas tyre mbretëresha, Charles dhe ëilliam janë mbledhur, kanë diskutuar, por Elizabeth nuk e ka firmosur ende publikimin e përgjigjes publike ndaj Harry-t.
Në zbulimin më tronditës, Harry dhe Meghan përshkruan se si dikush brenda familjes kishte pyetur se sa e errët do të ishte ngjyra e lëkurës së djalit të tyre foshnje Archie. Por refuzimi i çiftit për të identifikuar anëtarin e familjes në intervistën e tyre, lë hapur dyshime për mbretërit e tjerë.
Pretendimi për racizëm brenda Pallatit Buckingham ishte një nga disa pretendimet, e cila tronditi familjen mbretërore në themelet e saj.
