Intervista më e veçantë? Arbana Osmani: Atë me Ramën, në vitin 2001

Prezantuesja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani ka vijuar me rrjedhën e pyetjeve në ”ask me” në Instastory, aty ku ka treguar diçka më shumë për jetën personale dhe profesionale. Pyetjet kanë qenë nga më të ndryshmet, nga shtatzënia e moderatores, librat dhe filmat e preferuar deri tek marrëdhënia me prindërit.

Mirëpo, një pyetje që ka tërhequr më shumë vëmendje nga të tjerat ka qenë lidhur me profesionin e gazetarit. ”Intervista më interesante që ke bërë? Me kë personazh?”, e ka pyetur ndjekësi Osmanin. Nuk ka munguar përgjigja e drejtpërdrejtë e moderatores. ”Me Edi Ramën, në Top Albania Radio, në vitin 2001”.

Atë periudhë kryeministri Edi Rama ka qenë kryetar i bashkisë së Tiranës, ndërsa moderatorja ka qenë në fillimet e karrierës së saj dhe duket se intervista me Ramën i ka mbetur në mend dhe sot e kësaj dite.

SHKARKO APP