Intrigat në ”Miss Eurasia”/ Modelja shqiptare: Para e madhe, bosat donin vajza të bukura

Denisa Kulemani përfaqësoi Shqipërinë në “Miss Eurasia 2021”, ku u shpall fituese e çmimit “Miss Beauty”. E ftuar në ”Ftesë në 5”, modelja tha që gara nuk ishte e drejtë pasi një pjesë e mirë e vajzave konkurrente kishin shumë ndërhyrje plastike. Madje, sipas saj, edhe vetë fituesja.

Ajo nuk ngurroi të tregonte disa prapaskena të tjera, të cilësuara tendencioze dhe të dyshimta. “Më pyetën si me lezet nëse doja të fitoja apo jo. Për çfarë arsye mund të bëhet kjo pyetje ditën e fundit? Di që luheshin lojërat të mëdha ndryshe nga oragnizimet e Missi-t që bëhen këtu në vendin tonë”.

E ndërsa Bieta e pyeti se për kë bëheshin këto oferta, modelja shprehu dyshimet për bosat që janë në kërkim të vajzave të bukura.

SHKARKO APP