Inva Mula rrëfen momentin më të vështirë të karrierës: Gati më iku zëri në skenë
Sopranoja Inva Mula rrëfeu mbrëmjen e sotme një nga momentet e saj më të vëshitira në skenë gjatë këtyre viteve karrierë. Ajo ndau me gazetaren Eni Vasili në emisionin ‘Studio e Hapur’ në “News24’ një episod që kaloi në teatrin ‘La Scala’ teksa interpretonte ‘Traviatën’.
Inva tha se gjatë performancës së saj zëri kishte nisur t’i dobësohej dhe se deri në mbyllje kishte përjetuar gjithçka. Ky episod për sopranon kishte qenë një moment i vështirë, shoqëruar me netë të tëra ma gjumë dhe ankth deri në daljen e dytë në skenë.
“Në fakt nuk e kam asnjëherë, por përnjëherë më shkoi mendja në një moment të vështirë. Interpretoja ‘Traviatën’ në ‘La Scala’, ishte një nga shfaqet e radhës. Dhe akoma nuk e kam shpjeguar se unë pata një mos fuqi muskulore. Zëri u dobësua dhe unë nuk kisha energji. Unë kam qenë në skenë, kam kënduar, por kam vuajtur deri në minutën e fundit. Kisha një lodhje të tmerrshme. Se di pse as sot. Kam qenë shumë dobët. Publiku e kaloi. Aty e pash se sa vulnerabël është ky profesion. Publiku vjen për të shijuar, për të parë diçka të bukur. Por ne jemi njerëz. Dhe nuk e kuptojmë se jemi njerëz, dhe se kuptojmë se në një moment të caktuar energjia ime se di ku shkoj dhe nuk isha e denjë. Netë të tëra pa gjumësie pas shfaqjes. Më vinte zor nga vetja ime të kisha një performancë të tillë. Ishte akoma më e vështirë shfaqja e radhës nga stresi që mund të më rindodhte. E pash që energjia më kishte ardhur, por më ka ngelur në mendje se pse më ndodhi”, tha ajo.