Inva Mula rrëfen pushimet në jug: Do doja të ishte më mirë! I ndërpremë sepse…

Inva Mula, sopranoja shqiptare me famë botërore ndodhet në Shqipëri për të sjellë në skenën e Pallatit të Kongreseve shfaqjen “Peshkatarët e Perlave” në datat 22, 24 dhe 25 shtator.

Sopranoja e njohur shqiptare, me famë botërore, këtë herë prezantohet si performuese, por edhe si regjisore.

Për të folur për këtë projekt të ri, në të cilin do të jetë pjesë për herë të parë edhe Nina, vajza e saj 5-vjeçare, Inva ka qenë këtë pasdite e ftuar në “Rudina” në Tv Klan.

Provat kanë nisur prej kohësh, por sa më shumë afron shfaqja, aq më shumë emocione ndien Inva Mula para publikut të saj të madh në Shqipëri. Por edhe para publikut të vogël, atij më të ndjeshëm, siç është familja e saj, bashkëshorti, Antoni dhe Nina.

Duke folur edhe për familjen, Inva tha se ky vit ka qenë një eksperiencë e re pushimesh për ta. Një pjesë të verës, bashkë me Antonin, të dashurën e tij dhe Ninën, Inva i ka kaluar në bregun e Dhërmiut, ku u fotografuan edhe nga paparacët. Madje nuk mbeti pa u komentuar e dashura bionde e Antonit.

Ajo pranon se fotot kanë dalë pa e ditur ata familjarisht. Pasi Rudina i tha se tashmë edhe e dashura e Antonit është bërë një personazh i njohur, Inva pohoi, ndërsa shtoi: “Nuk e kam fare dëshirë një gjë të tillë, sepse do të doja të isha në publik me artin tim…”

antoni cako

Mula tha se ishte djali i saj Antoni, ai i cili i kishte kërkuar të vizitonin Shqipërinë, por pushimet ishin ndërprerë pasi fëmijët nuk ishin ndjerë mirë.

Sopranoja vlerësoi natyrën spektakolare të jugut të Shqipërisë, por kritikoi shërbimin teksa tha se nuk mund të kalosh pushime të bukura në Dhërmi.

“Pa e ditur edhe ne në fakt jemi bërë pjesë e mediave. Do doja që tek publiku të paraqitesha me artin tim, por është e pamundur t’i shmangësh. Antoni më kërkoi të shihte Shqipërinë dhe u nisëm drejt jugut. Duke qenë se kishim dëgjuar për Dhërmiun u nisëm drejt jugut, por u prishën pushimet sepse fëmijët kishin probleme në stomak. Fëmijët u kënaqën. Rruga për të shkuar në jug është spektakolare, na frymëzon. Do doja të ishte shumë më mirë, nuk pretendojmë që të kalosh pushime të bukura atje. Do doja që të ishte më mirë”, tha Mula.

 

 

SHKARKO APP