Irina Shayk, “Mamaja e Krishtlindjeve” më seksi e planetit
Duhen akoma edhe 25 ditë nga Krishtlindjet dhe Irina Shayk i fillon festimet para kohe me një dhuratë të një aspekti të lartë erotik për ndjekësit e saj. Modelja ruse, e fejuar me Bradley Cooper, ka pozuar në slip dhe recipeta me ngjyrë të kuqe dhe taka me majë, duke u mbështjellë me një arush pelushi.
Fotoja si “Mamaja e Krishtlindjeve” u ka pëlqyer me qindra e mijëra ndjekësve në rrjetet sociale, duke marrë komente dhe ‘like’ pa fund.
Pak ditë më parë, topmodelja ka festuar në ambasadën italiane në Madrid markën e saj të veshjeve intime ku është dhe përfaqësuese, duke pozuar për fotot e rastit mes autografeve dhe ‘selfieve’.