Iris Luarasi tregon pse vendos buzëkuq në ceremoni mortore

E ftuar pasditen e sotme te “Rudina”, Iris Luarasi rrëfeu lidhjen e veçantë që ka me buzëkuqin, i cili nuk mungon as në ceremonitë mortore.

”Kemi një problem sepse fjala buzëkuq ka edhe fjalën ‘e kuqe’, por buzëkuqi mund të jetë i një ngjyre tjetër dhe unë sigurisht që e di që do të ishte absolutisht e tepruar që të shkoje në një ceremoni mortore me buzë si këto të miat sot, qoftë edhe në rastin kur ai që ka ndërruar jetë është dikush që nuk e njeh. Unë po them se buzëkuqi është shenjë e seriozitetit, por s’do të thotë se ti duhet të shkosh me buzë të kuqe flakë”.

Ajo tregoi se lidhjen e veçantë me buzëkuqin e ka më shumë nga vjehrra, e cila deri në momentin që ndërroi jetë, u kujdes që çdo ditë të vendoste buzëkuq. Luarasi tregoi se kur ajo ndërroi jetë “vendosi buzëkuq vishnje për ta nderuar”, sepse ishte diçka që e identifikonte.

Irisi theksoi se vendosja e buzëkuqit është shenjë respekti ndaj rasteve kur “vdekjet janë me moshë”, pasi kurrsesi nuk e sheh vendosjen e tij si diçka të hijshme në të tjera tragjedi.

SHKARKO APP