Ironizon Suela Kalaja: E përkëdhela 19 vite Saimirin që të endesha gjyqeve

Divorcohen artistët, Saimir Çili e Suela Kalaja në gjyq për dhunë 

Pas publikimit të lajmit për divorcin mes tyre, ka reaguar sot këngëtarja Suela Kalaja.

Në një koment të bërë në rrjete sociale, Suela Kalaja ironizon dhe të shoqin që sipas kallëzimit penal që kishte bërë në polici, ky i fundit kishte kërkuar urdhër mbrojtje nen pretendimin se e shoqja e kishte dhunuar.

Suela Kalaja me ironi shkruan se dora e saj që e përkëdheli Saimirin për 19 vite qenka konsideruar nga ky i fundit, shuplakë, gjë që ciftin e dërgoi dhe gjyqeve.

Falenderoj Humanet, qe u shqetesuan per mua e mbi te gjitha per Engjellin tim Isea pasi moren vesh nje situate e divorc qe kish kohe qe eshte kryer e si ne Shqiperi do subosh dhe per shume kohe pasojat e mllefit e merise…. !!! Falenderoj dhe ke ne menyre te peshtire te nje situate tronditese, na i perplasi fuqishem dallgen e mbytjes njerezore…! !!!Na bete me te forta si mua dhe femijen tim se ne e duam Jeten e po luftojme per t’i qene pjese plot me dashuri e pa urrejtje!!…Jeta eshte e shkurter njerez , mos harroni te falni dhe ju dashuri… Ps. Falenderoj mbi te gjitha “Ate” ,(babain e perjetshem te femijes tim),qe “doren” qe e perkedheli per 19 vite , e konsideroi “shuplake” ne fund,sa per t’u endur gjygjeve…!!! Paqe e shendet mbi te gjitha!”, shkruan Suela.

Cifti Saimir Cili e Suela Kalaja të dy këngëtarë, janë njohur e dashuruar mes tyre në skenën e muzikës. Ata kanë dhe një vajzë të mitur, të cilën Gjykata e ka lënë tashmë në kujdestarinë e nënës.
/shqiptarja.com/

SHKARKO APP