Isaac Carew i dashuri i Dua Lipas, djalë me duar të arta
Dua Lipa po shijon dashurinë me Issac Carew dhe shumë herë ka folur për të, duke e konsideruar si një njeri të kujdesshëm dhe që e shoqëron në çdo koncert. Por kush është në të vërtetë Isaac dhe pse mediat po çmenden pas tij? Isaac Carew, 29 vjeç nga Londra ka punuar si model për emrat më të njohur në fushën e modës si: Hermes, Moschino, Reiss etj.. Por arsyeja përse 29 vjeçari po bëhet i njohur në gjithë botën nuk është aspak modelingu! Është bërë një yll në instagram dhe rrjetet sociale falë talentit të tij në gatim.