Ish-banorja e BB s’e bën më atë ”gafë”: Kurrë në shtëpinë…

Neda Karafili, ka qenë një ndër banoret më të përfolura të edicionit të 4-ët të “Big Brother-it”. Ndonëse gjatë aventurës së saj në shtëpi, ajo njohu bashkëshortin e saj Ogrenin, Neda s’do ta përsëriste më kurrë një eksperiencë të tillë.

E ftuar në Thumb ajo deklaroi në mënyrë kategorike se nuk nuk do të pranonte kurrsesi të merrte pjesë në atë lloj formati, edhe sikur t’i jepej sërish shansi.

“Asnjëherë, kurrë! Madje, kam një shprehje kur më thonë të hyjë e ta provojë. Unë i them: “Do gjej ndonjë litar, të të lidh në ndonjë shtyllë e të mos e bësh”,-është shprehur ajo.

Dhe sigurisht, ish-banorja e argumenton përgjigjen e saj duke thënë se nëse duan të ruajnë privatësinë e tyre s’duhet ta provojnë kurrsesi diçka të tillë.  ”Ai që do të ruajë sado pjesë nga privatësia e vet, nga dinjiteti i vet, nga integriteti i vet mos e provojë sepse nuk është aq e vështirë loja, sa janë njerëzit mbas përfundimit të atij formati!”.- përfundon ajo sqarimin e saj.

 

SHKARKO APP