Ish banorja e Big Brother tregon fiksimin për Noizyn, zbulon detaje nga e shkuara
Kohët e fundit për të po flitet shumë në media.
Ish banorja e Big Brother është bërë pjesë e spektaklit ‘Dance with me’ duke zgjuar sërish interesin për të.
Pas deklararimit të shumave marramendëse që persona të ndryshëm i kishin ofruar në këmbimtë një nate me të, Xhensila Pere ka treguar dhe diçka tjetër për jetën e saj.
E ftuar në emisionin “Thumb” ish-banorja e “Big Brother Albania” njekohesisht edhe ish Miss Shqiperia, Xhensila Pere.
Dy moderatoret e emisionit e kanë pyetur Xhensilën, se cili është një nga meshkujt e showbiz-it shqiptar që ajo e ka patur fiksim. Si gjithnjë Xhensila nuk ka hezituar të tregojë një emër.
“Noizy ka qenë fiksimi im. E adhuroja si reper por edhe si mashkull.”- ka përfunduar ish-banorja e ‘Big Brother”.
E para që është përfolur për një lidhej të mundshme me Noizyn ka qënë super sexy Rike Roçi. Në fund të së gjithës u tha se të dy i lidhte një miqësi, asgjë më shumë. /Gazeta Express/