Ish-bashkëshorti i Tuba merr binjaket për pushime dhe bën atë që i thyen zemrën aktores
Divorci i bujshëm në Turqi, ai mes dy aktorëve, Onur Saylak dhe Tuba Büyüküstünü, vazhdon të ketë pasoja. Megjithëse të dy aktorët në fillim pretenduan se gjithçka e përmbyllën në mënyrë paqësore, e vërteta është krejt ndryshe. Pas 5 qershorit, dita kur mori fund martesa e Onur dhe Tuba, filluan edhe lëvizjet e para duke treguar pakënaqësitë ndaj njëri-tjetrit.
Fillimisht, mediat shkruan për një flirt mes protagonistes së “Diamante dhe dashuri” dhe biznesmenit Umur Evirgen, që me gjasë, kishte nisur para se çifti të shpallte divorcin dhe më vonë nisën edhe pretendimet e Onur për pasurinë e të dyve. Por nuk është vetëm kaq. Siç shkruajnë mediat turke, surprizë ishte fakti që Onur Saylak nuk e ftoi ish-bashkëshorten në premierën e filmit të tij të fundit, ku ishte drejtor dhe producent.
Dhe, për më tepër, ai i ka bërë unfollow Tuba-s edhe në rrjetin social. Me sa duket, vendimi për të mos e ndjekur më ish-bashkëshorten erdhi menjëherë pas lajmit se Tuba kishte pëlqyer një foto të Umur Evirgen (njeriut me të cilin përflitet se ka nisur një lidhje). Onur Saylak, aktualisht ka marrë dy vajzat dhe është nisur me pushime, por flitet se së shpejti do të hapë një padi për të fituar kujdestarinë e binjakeve 5-vjeçare, Maya dhe Toprak.