Ish e dashura kërcënon partnerin e Jennifer Lopezit

Alex Rodriguez është duke u ballafaquar me ish të dashurën e tij, e cila është duke e kërcënuar se do t’i publikojë mesazhet private të tij, në qoftë se Alex nuk paguan 600.000 dollarë. Sipas burimeve të TMZ, Alex është ndarë nga ajo në vitin 2014. Edhe pse nuk ishte lidhje serioze ajo vazhdimisht kishte tentuar të kontaktonte me të, duke kërkuar shuma të ndryshme parash. Është bërë e ditur që ish e dashura e Alex nuk ia ka arritur qëllimit të saj. Por gjërat kanë ndërruar kur Alex filloi lidhjen me Jennifer Lopez. Siç duket ish e dashura e tij dëshiron që të publikojë mesazhet nga koha kur këta të dy ishin në lidhje e të bëjë që të duket që ky komunikim ka ndodhur ndërsa ai kishte filluar lidhjen me Jennifer.

SHKARKO APP