Ish i dashuri neonazist masakron studenten dhe familjen e saj

Një modele është prangosur, torturuar dhe qëlluar për vdekje nga ish-i dashuri i saj xheloz pasi i kishte dhënë fund lidhjes. 23-vjeçarja Elizaveta Khlyupina, u vra së bashku me nënën e saj Svetlana Tivchenko, 52 vjeçe dhe nipin e saj katër-vjeçar, disa sekonda para se oficerët e policisë të hynin në apartamentin e tyre në Moskë.

Ish i dashuri fanatik nazist, 21-vjeçari Sevastyan Putintsev, vrau veten pas masakrës. Raportimet thonë se studentja e dizajnit dhe and part-time modele, kishte arritur të thërriste policinë kur u qëllua fillimisht në vesh nga ekstremisti.

Vrasësi kishte marrë liçencën e armës shotgun Saiga, me të cilin kreu krimin. Një nga fqinjët tha për mediat “Dëgjova një ulërimë të tmerrshme femre, sikur dikush po copëtohej. Ishte zëri i një femre të rritur, më pas erdhën të shtënat. Unë isha në ashensor, më pas erdhi policia”.

SHKARKO APP