Ish-Miss Shqipëria: Marrëdhënia ime me burrin pasi jam bërë nënë

Ish-miss Shqipëria Suada Sherifi, është bërë nënë rreth dy vite më parë. Vogëlushja e saj Deizi është frut i dashurisë me partnerin Eldi Dizdari.

Ndodh shpesh që prindërit pas lindjes së fëmijës, sidomos tek nëna femrat, të fokusohen vetëm tek rritja e tyre dhe të lënë mënjanë partnerët.

Por për Suada Sherifin nuk ka ndodhur kështu. Ish- Miss Shqipëria ka qenë e ftuar në “Ftesë në 5”, ku ka treguar për marrëdhënien me bashkëshortin pas lindjes së vajzës. Ajo ka thënë se marrëdhënia e tyre ëstë forcuar më shumë dhe nuk e lë asnjherë pas dorë bashkëshortin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë nuk jam nga ato nëna që sapo bëhen me fëmijë nuk i kushtojnë vëmendje partnerit. Marrëdhënia jonë vazhdon të jetë njësoj dhe nuk ka ndryshuar fare. Bashkëshorti im këshillohet m,e mua për çdo gjë dhe unë jam “stilistja” e tij cdo mëngjes”- ka thënë Suada Sherifi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?