Ish-missi shqiptar kalon minutat e tmerrit, shkoi në spital në gjendje të rëndë

Prezantuesja e sportit, Arbnora Ademaj u komentua gjatë në media prej fotografive ku shfaqej e shtruar në spital.

Ish-missi nga Kosova ka kaluar disa momente të vështira të jetës pasi kishte dhimbje të mëdha të stomakut, për të cilat duhet ti nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale.

Simptomat e kësaj sëmundje ishin që para 1 viti dhe e anashkaloi operacionin deri kur arriti në pikën kritike.

“Për mua ka qenë e rastësishme që kamerat kanë qenë aty dhe lajmi është shpërndarë në masë të madhe. Ka qenë mirë për një sensibilizim të opinionit që simptomave ti qëndrojmë pranë në kohë, jo kur gjërat bëhen shumë të rënda,” – tha gazetarja për Prive.

U zbulua se kishte enjtje të zorrës qorre, që ishte gati për të shpërthyer. Ndërhyrja që zgjati 35 minuta u bë urgjente pasi do pësonte helmim të gjakut nëse sëmundja do të avanconte më shumë.

SHKARKO APP