Ish-modelja rikthehet “bombastike” pas lindjes së fëmijës (Foto)
Edhe pse është bërë nënë, Madalina Ghenea duket akoma shumë sensuale dhe e bindur për bukurinë e saj “bombastike”.
Aktorja dhe ish-modelja me origjinë rumune, e cila ka lindur një vajzë nga marrëdhënia me partnerin e saj, biznesmenin Matei Stratan, ka rigjetur menjëherë format e përkryera dhe ka vendosur të tregojë trupin e saj me krenari pak javë pas lindjes.
Në një event bamirësie, Madalina u shfaq eksplozive: fustani i saj i çelët, i ngushtë dhe i hapur njëkohësisht, e ka shfaqur shumë joshëse para të pranishmëve. Më pas, ajo ka shkëmbyer puthje me partnerin e saj.