Ish-portieri i United-it i jep fund martesës me modelen shqiptare
Pas dy vitesh martesë, Anders Lindegaard pritet të shkurorëzohet prej modeles shqiptare, Misse Beqiri. Portieri i Preston North End ka thënë se mosmarrëveshja e madhe mes tyre është arsyeja kryesore që kanë vendosur t’i japin fund martesës. “Për shkak të karaktereve ndryshe dhe mosmarrëveshjeve të konsiderueshme kemi marrë vendim që të jetojmë të ndarë”, thuhet në komunikatën e përbashkët. Lindegaard dhe Misse Beqiri kanë djalin 3-vjeçar, Julianin.