Ish-spikeri i FOX bëhet aktor i filmave porno për gejt
Për më shumë se dy dekada, Jim Walker ka qenë një spiker që lexonte lajmet për agjencitë e njohura amerikane Fox, NBC dhe CBS.
Ai u nominua për dy çmime Emmy rajonalë dhe u bë i njohur për qetësinë në dhënien e lajmeve.
Por pas 23 vitesh, ai la çdo gjë mbrapa për të filluar një karrierë tjetër, duke “rishpikur” veten me emrin Dallas Steele, aktor i filmave porno për gejt.
44-vjeçari tha se i ktheu kurrizin rrjetit të lajmeve për shkak të presionit të madh që kishte në punë.
Ai gjithashtu i është nënshtruar operacioneve plastike për të pasmet.
Në një intervistë ai thotë: “Tani jam më i suksesshëm në çdo fushë, se sa nga kam qenë më parë”.
“E lashë punën time në vitin 2013 kur shefi më tha se nga statistikat kishte dalë që njerëzit nuk më pëlqenin mua. Dhe presionin e vlerësimeve nuk mund ta duroja më, kështu që vendosa për një fillim të ri”.