Ish spikerja e “Zjarr TV”, Eliona Pitarka
Eliona Pitarka fitoi më shumë famë, si spikere e një emisioni në televizionin “Zjarr”, ku prezanton lajmet me një dekolte, pa reçipeta. Ajo është një prej modeleve shqiptare, e cila promovon veten në sajtet ndërkombëtare, duke ekspozuar trupin e saj.
Në rrjetin kroat “Gentelmen’s.com” (Zgjedhja e xhentëlmenëve), 25-vjeçarja ka publikuara 11 fotografi të saj personale, ku shfaqet “topless” ose vetëm me të brendshme.
Duke iu referuar të dhënave të sajtit, shkruhet se fotografitë që publikohen aty dërgohen nga vetë vajzat. Në profilin e saj thuhet se, Eliona është bërë pjesë e kësaj faqe më 11 shkurt të këtij viti, datë në të cilën ka hedhur fotot dhe ka bërë ndryshimet e fundit.
Emri dhe fotografitë e saj gjenden edhe në sajtin “meetme.com”, “mach.com”, e të tjera portale online të këtyre llojeve, ku vajzat janë në kërkim të djemve. Ndërkohë që, nuk dihet nëse fotot janë publikuar nga vetë moderatorja Pitarka, apo nëse ajo është ‘viktimë’.