Ish-truproja i Kim Kardashian: Grabitja e sajuar për famë

Autoritetet franceze po vazhdojnë hetimet në të gjitha pistat e mundshme lidhur me grabitjen e Kim Kardashian West në Paris, ndërsa dyshohet, të paktën sipas mediave, që grabitësit janë serbë.

Por ai që ka hedhur dyshime mbi vërtetësinë e grabitjes është ish-truproja i Kimit, Steve Stanulis.

“Nuk do të më çudiste që të ishte e sajuar për famë, por nëse është e vërtetë dikush duhet t’i thotë Kimit që të mos u tregojë të gjithëve nëpër rrjetet sociale se çfarë do të bëjë e çfarë do të veshë. Sërish, nëse është e vërtetë, fajtorja është ajo!”, shprehet ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Stanulis, një ish-polic i tërhequr dhe ish-striptist që drejton një kompani private të sigurimit, habitet me faktin që siguria e Kim nuk ishte në gatishmëri pas rrengut të bërë nga Vitalli Sediuk gjatë javës.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Sërish, nëse grabitja do të ishte e vërtetë dhe kishte trajnuar stafin e saj të sigurisë pas këtij incidenti, do të mjaftonin vetëm dy sekonda që ky staf të kuptonte nëse ishin apo jo policë grabitësit”, ka thënë më tej Stanulis.

Ish-truproja, që u pushua nga Kanye West pasi i foli Kim, shkon më tej kur thotë se “klani Kardashian është i lumtur që përfundoi në faqet të para të mediave”.

“Nuk është se kanë qenë fort në qendër të vëmendjes së fundmi, ndaj…”, shprehet ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?