“Isha single kur u lidhëm”, nga njohja tek planet për martesë, Rudina Dembacaj i tregon të tëra: Me Markun jam e dashuruar
Pasi deklaroi publikisht dashurinë për ish-deputetin Mark Frroku, aktorja e humorit, Rudina Dembacaj flet për herë të parë për planet e saj në të ardhmen, ndërsa nuk përjashton as martesën.
E ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, Dembacaj foli për atë çka shkaktoi i ‘zhurmë mediatike’, ndarjen nga bashëkshorti i saj, me të cilin ka një vajzë 3 vjeçe, Viktoria. Aktorja tregoi se divorci padyshim që ka qenë i vështirë për të, sidomos kur mes një çifti ka dhe një fëmijë në mes.
“Asnjë ndarje nuk është e lehtë. Unë dhe ish-bashkëshorti krijuam një familje me shumë ëndrra, si të gjithë në fillim, por fati nuk ishte i tillë, ne vendosëm të divorcoheshim. Duke qenë se kohët kanë ndryshuar, sigurisht ne nuk kemi më mentalitetin e nënave tona, jeta ka ndryshuar dhe vendosëm të ndaheshim. Asnjë ndarje nuk është e lehtë, sidomos kur ka në mes fëmijë dhe për çdo nënë normale në këtë botë, fëmija është qendra e botës. Dhe duke patur përpara të ardhmen e qendrës së botës, sigurisht divorci nuk është i thjeshtë. Por ne si dy të rritur dhe si dy qytetarë të këtij vendi duke ngelur shumë miq dhe duke i dashur akoma dhe përgjithmonë të mirën njëri-tjetrit, morëm këtë vendim, duke parë se familja s’po funksiononte më, çifti s’po funksiononte më.”, tha aktorja.
Ndërkohë moderatorja është ndalur edhe tek vendimi që e shtyhu që të shpallte hapur dashurinë për Frrokun, të cilën e deklaroi publikisht më 6 janar.
“Unë dhe Marku në ditën e dytë të vitit bëmë një udhëtim jashtë shtetit dhe unë e kapa veten duke ulur kokën në aeroport. Nuk ia lejoja dot vetes këtë gjë, nuk kam pse ta fsheh dashurinë. Fati deshi që unë njoha një person të mrekullueshëm për mua, ne ndihemi aq mirë me njëri-tjetrin, sa pse duhet unë ta fsheh këtë gjë? Nuk është fare e vështirë të njihen dy veriorë, njëri në art, tjetri në politikë. Jemi njohur prej kohësh, absolutisht nuk e kishim menduar ndonjëherë të kishim një marrëdhënie. Marku ka kaluar një periudhë shumë të vështirë të jetës së tij, ka humbur bashkëshorten para një viti e gjysmë. Pas kësaj humbjeje ndoshta ishte dhe situata delikate për jetën e tij. Sigurisht unë isha një vajzë single, grua single, edhe ndodhi që u dashuruam, s’kishim pse ta fshihnim më”, pohoi Dembacaj.
Nëse në të ardhmen do të ketë një martesë, Rudina nuk e përjashtoi këtë mundësi, përkundrazi: “Sigurisht që do të martohemi…” – tha ajo, por ende nuk kanë diskutuar pa fund për këtë. Për momentin janë shumë të angazhuar me projektet e tyre veçmas, ashtu si edhe tek biznesi i përbashkët. Teksa u ndal tek ish-bashkëshorti ajo tha se kanë ngelur miq dhe se do t’i dojë gjithmonë të mirën, pasi është babai i vajzës së saj. “Ka një baba të mrekullueshëm, për mua do jetë gjithmonë babai i Viktorias dhe do i dua gjithmonë të mirën, siç e ndjej që e do dhe ai të mirën time. Jemi goxha miq”, theksoi aktorja.