“Ishte një tronditje”, Kris Jenner flet për mënyrën se si e përjetuan tranzicionin gjinor të ish burrit Caitlyn Jenner
Kris Jenner, 65 vjeç gjatë një interviste ka treguar përjetimet mbi procesin e tranzicionit gjinor që ish-bashkëshorti i saj po kryente.
Për ta ishte një tronditje pasi familja e saj nuk ishte e njohur me procesin e tranzicionit gjinor dhe e përshkroi atë si një ‘shok’ kur zbuluan se Caitlyn ishte vendosur të kalonte me të.
“Ne nuk dinim si të reagonim pasi ishte një proces i rrezikshëm, ishte një tronditje, dhe pastaj ishte një realitet, dhe po ashtu ishte diçka që ne duhej ta pranonim dhe të përpiqeshim të mësoheshim” tha ajo.
Jenner vazhdoi të thoshte se fëmijët ishin në fund të fundit përparësia e saj kryesore gjatë asaj periudhës kohore. Ajo pranoi se nuk e trajtoi gjithçka në mënyrën e duhur ndërsa u kujdes për ta.
Ish çifti ishte martuar nga 1991 deri në ndarjen e tyre në 2013, me divorcin e tyre duke u finalizuar dy vjet më vonë.
Gjatë kohës së tyre së bashku, çifti mirëpriti dy vajzat me emrin Kendall dhe Kyle, përkatësisht 25 dhe 23 vjeç, raporton Daily Mail.