Ishte për bukuri, këngëtarja nuk njihet më pas ndërhyrjeve të shumta në fytyrë

Kjo javë shënoi edhe ardhjen e madhe të Cheryl e cila u rikthye në çartet e klasifikimeve me këngën e saj të re, Love Made Me Do It.

Por, ndërsa këngëtarja zbuloi prerjes e saj të re të flokëve, fansat në fakt u impresionuan pas fytyrës së saj, e cila nuk ishte aspak si normalisht.

Një paraqitje publike në Capital Radio në Londër të premten e nxiti akoma më shumë “zjarrin” e fansave, pasi fytyra e saj dukej e fryrë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kështu, të gjithë u drejtuan në Twitter për të diskutuar se çfarë i kishte ndodhur fytyrës së këngëtares.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një përdorues shkruante:

Cheryl pse ja bërë këtë fytyrës tënde: (më vjen shumë keq që dikush që ka një fytyrë kaq mahnitëse do ta merrte mundimin të prishte gjithçka).”

Një tjetër shtoi:

Nuk e di çfarë është më keq: një këngë e munguar apo fakti që Cheryl shkatërroi fytyrën e saj me botox. Ju lutem, dikush ta ndalë këtë modën e Kardashianinëve, është çmenduri “.

Por, se çfarë ndërhyrjesh ka bërë këngëtarja ka treguar një kirurg plastik për ‘The Sun’.

Ai tregon:

Sipas mendimit tim, Cheryl ka aplikuar mbushës tek faqet, ndërsa mollëzat e saja duken më të plota dhe të definuara. Unë do të thoja se ajo gjithashtu ka aplikuar Botox dhe mbushës tek buzët.”

Më parë gjatë ditës, videoklipi i këngës së saj të re u zhduk nga interneti ndërsa shikuesit e YouTube thanë se ishte “hequr nga përdoruesi”.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?