Isli Islami zëvendëson Mira Kazhanin në “Wake-Up”

Pas largimit të Mira Kazhanit, në vend të saj do të qëndrojë një emër po kaq i njohur për publikun shqiptar. Bëhet fjalë për spikerin e lajmeve Isli Islami e ndërsa këtë lajm e ka konfirmuar për të gjithë ndjekësit Olti Curri. Ja se çfarë ka shkruar ai në rrjetin social Facebook: “Pas Ledion Liços, Mira Kazhanit… në krah të Eno Popit në “Wake-Up” do të jetë Isli Islami”. Eshtë emisioni i mëngjesit në TCH që do të shohë si imazh të ri në moderim, spikerin e lajmeve dhe moderatorin e Top Albania Radios, Isli Islamin. Flitet se ai do të jetë bashkëprezantuesi i ri përkrah Eno Popit që ka disa vite që udhëheq këtë emision.  Dikur Isli lexonte titujt e gazetave për Wake-Up, ndërsa tani do të ketë shumë më shumë hapësirë…Suksese “Wake-Up”!

SHKARKO APP