Italianët kundër presidentit: Ç’punë ka Zelensky në festivalin Sanremo?

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky nuk do t’i drejtohet festivalit të Sanremos me video-mesazh, por prezantuesi Amadues do të lexojë deklaratën e tij në mbrëmjen finale.

Qytetarët e Italisë u rebeluan kundër paraqitjes së Zelensky-t në konkursin më të madh të muzikës në vend, dhe peticioni i tyre që i kërkon RAI-t të heqë dorë nga përfshirja e presidentit ukrainas ka mbledhur gati 95 mijë nënshkrime.

Zv/kryeministri i Italisë, Matteo Salvini ishte ndër figurat e skenës politike që doli kundër pranisë me video të Zelensky-t në festival sepse sipas tij një konkurs argëtimi nuk ka pse të sjellë në vëmendje dhimbjen dhe luftën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?