“Iu pre koka, 14 fëmijë me dashnoret”, historitë e Charles I dhe II. Çfarë do të ndodhë me Mbretin e ri?

Familja Mbretërore në Britaninë e Madhe tani ka një Mbret të ri, pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, në moshën 96-vjeçare pas 70 viteve në fron. Mbreti Charles III mori kurorën më 8 shtator.

Dy regjentët para tij që mbanin të njëjtin emër, sunduan në shekullin e 17-të dhe mbretërimet e tyre nuk shkuan mirë. Periudhë që karakterizohet nga absolutizmi, despotizmi, gjaku dhe hedonizmi.

Charles I u bë mbret i Anglisë, Skocisë, Irlandës dhe Francës nga 27 mars 1625 deri në vdekjen e tij kur i prenë kokën më 30 janar 1649. Ai ishte një përkrahës i zjarrtë i të drejtës hyjnore të mbretërve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Charles II, i njohur gjithashtu si “Monarku i Gëzuar”, kishte mbi 14 fëmijë me dashnoret. Ai vdiq nga një goditje në tru në vitin 1685, në moshën 54-vjeçare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Charles III i përfshirë në trekëndëshin e dashurisë mes Princeshës Lady Diana dhe Camilla (bashkëshortja e Mbretit që prej vitit 2005), por fundi nuk mund të dihet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?