Iva Tiço bën testin e Covid-19
Gazetarja e njohur shqiptare, Iva Tiço këtë herë nuk ka ndarë me ndjekësit një recetë gatimi apo editorial, por një tjetër gjë, që e prisnim dhe s’e prisnim.
Ajo ka treguar për ndjekësit se ka rezultuar negative (fatmirësisht) pasi ka kryer testin e Covid 19 dhe i bën thirrje atyre se nëse kanë antitrupa të dhurojnë plazmë për kurimin e virusit, siç ajo dhuron shpesh gjak:
“Sipas analizës unë nuk e kam kaluar Covid-19, pra nuk kam antitrupa. Nëse do të kisha, do kisha dhuruar plazmë me vrap siç dhuroj edhe gjak herë pas here. Është një gjë shumë e thjeshtë, bëni një gjest të mirë”- shkruan Iva në Instagram.