Ivanka akuzohet se po mbështet Trumpin në politikën “anti-grua”

Vajza e parë dhe këshilltarja presidenciale Ivanka Trump pati një javë relativisht të qetë në Uashington dhe pse mori sërish një lumë kritikash se po mbështet Trumpin në politikën kundër grave. Kritika e fundit erdhi pasi Shtëpia e Bardhë njoftoi vendimin e saj për të mos kërkuar më nga bizneset të raportojnë pagat e punonjësve bazuar në moshën, racën dhe gjininë. Shtëpia e Bardhë në emër të Ivanka deklaroi se rregulli i prodhuar nga vetë Obama që të mos i bëhej padrejtësi grave në fakt nuk kishte fare rezultat. “Ne presim me padurim të vazhdojmë të punojmë me Komisionin për mundësi të barabarta të punësimit dhe të gjithë aktorët përfaqësues të politikave të fuqishme që synojnë eliminimin e hendekut të pagave mes grave dhe burrave”, tha ajo. Gjithsesi njerëzit mendojnë se ajo bëri një gabim të madh.

 

SHKARKO APP