Ivanka Trump: Kur nuk bie dakord me babanë, ai e di këtë…

Vajza e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, Ivanka pas zgjedhjeve në këtë vend është zhvendosur në Uashington me familje, ndërsa ajo dhe bashkëshorti Jarred Kushner kanë marrë detyra të larta në Shtëpinë e Bardhë. Në një intervistë për CBS Morning, vajza e presidentit i tha gazetarit Gajl King se pozita e saj unike si këshilltare e presidentit i ka hapur dyert për arritjen e ndikimit të madh, transmeton CBS News. Duke folur rreth mosmarreveshjeve me babanë e saj, Ivanka ka zbuluar se në rast se nuk pajtohet me Trump, atëherë ai e di këtë. Ivanka ka shtuar prezencën në mediat rozë që kur Donald Trump eshte bërë president i SHBA-së.

SHKARKO APP