Ivanka vesh fustanin Carolina Herrera plot me diamantë
Pas një dite të kaluar në Oscar de la Renta për festën e inagurimit të babait të saj, Ivanka Trump u shfaq tepër mahnitëse në mbrëmje.
Mbrëmja solemne e organizuar për presidentin e ri të amerikës Donald Trump, vajzën e tij Ivankan e gjeti me një fustan “shampanjë”, kështu ishte i cilësuar nga shtëpia e modës. Fustani me një preje ‘V’ në qafë dhe i gjatë deri në fund të këmbëve, ishte i mbushur plot me diamantë.
Për paraqitjen e saj të mahnitshme ishte përkujdesur kreatorja Carolina Herrera, pasi Carolina ka një marrëdhënie të gjatë me Shtëpinë e Bardhë duke veshur Jacqueline Kennedy dhe Michelle Obama gjatë mandateve të tyre si Zonja të Para. Më pas kreatores iu tha se do të vishte dhe zonjën e parë Melania Trump. Për Carolinën është nder të veshi zonjat e para të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.