J.K Rowling mahnit publikun me këpucët stil Potter
J.K Rowling autorja e romaneve “Harry Potter” ka prezantuar kapitullin më të ri të sagës, “Harry Potter and the Coursed Child”, “Harry Potter dhe fëmija i mallkuar”. Gjatë mbrëmjes gala, përveç prezantimit të kapitullit të ri, kanë rënë në sy këpucët e mrekullueshme që J.K Rowling kishte veshur. Këpucët stil Potter, kanë mahnitur publikun dhe shumë komentues e kanë komplimentuar për stilin e veçantë që kishin. Këpucët ngjyrë floriri dhe të dizenjuara me krahë fluture, kanë mrekulluar me qindra përdorues të rrjeteve sociale. 9 vjet pas romanit të fundit, Harry Potter rikthehet në librari dhe në versionin teatral në Pallatin e Teatrit në Londër.