Ja çfarë ndodh kur Brad Pitt përfshihet në një aksident automobilistik…

Java për aktorin e famshëm Brad Pitt duket se nuk po ecën dhe aq mirë pasi së fundmi është përfshirë në një aksident automobilistik.

Teksa po lëvizte në Los Angeles me makinën e tij, shoferi godet një makinë që godet një tjetër makinë duke shkaktuar kështu frikë tek drejtuesit e tjerë në rrugë por edhe tek këmbësorët.

Fatmirësisht askush nuk u dëmtua, as shoferët dhe as Brad, përkundrazi ata dukeshin mjaft të lumtur nga kjo ngjarje fatkeqe. Aktori i cili dukej në humor shumë të mirë fotografoi dëmin dhe shkëmbeu kontaktet me dy shoferët e tjerë të cilët ishin dy fansa të zjarrtë të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy drejtuesit e tjerë dukeshin shumë të lumtur që makina e tyre u përplas nga ajo e Brad Pitt dhe teksa prisnin që autoritetet përkatëse të vinin në vendngjarje, ata ndenjën duke biseduar me buzën në gaz.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?