“Ja do këndosh njëherë po pastaj”, këngëtarja shqiptare tregon si e bindi babain që të vazhdonte muzikën

E ftuar në programin “E diela shqiptare”, ishte këngëtarja mjaft e dashur për publikun Aurela Gaçe.

Ajo njihet për energjinë e pashtershme që përcjell në skenë dhe për emocionin që përcjell me këngët e saj.

Aurela ka ndjekur studimet e larta për aktrim dhe në studio tregoi se prindërit nuk e kanë lejuar që të shkonte të studionte kanto në Vlorë dhe prandaj me dhimbje të madhe ka vazhduar gjimnazin, që e kishte tek dera e shtëpisë. Por sot i falenderon që nuk e kanë lejuar në atë moshë që të rrezikonte.

Meqenëse dashuroja këngën dhe dihej edhe nga prindërit që ajo ishte dashuria ime, unë atë ëndërroja. Me dhimbje shumë të madhe e kam vazhduar gjimnazin, mbasi prindërit më dhanë fjalën, që mbasi të rritesh edhe pak dhe të kuptosh se çfarë është e mira dhe e keqja.

Se unë se kuptoja, se normal kur je 15 vjeç të duket sikur i di të gjitha, por nuk i di, sot i falenderoj që nuk më lejon të rrezikoja sepse ato mendonin si prindër unë mendoja thejsht me zemër.

Kur kam ardhur pastaj në Tiranë, ëndrra ime u realizua sepse dola në festival. Por me kalimin e kohës fillova të kuptoj që më duhet të gdhendesha, le të themi që është një gur që ti tani kërkon ta kalitësh.

Faktikisht babi thoshte zgjidh diçka tjetër se ja do këndosh njëherë po pastaj. Sepse nuk e imagjinonte që ky ishte profesion, nuk e kuptonte sesi mund të kthehej në profesion dhe ti mund të mbaje familjen më këtë profesion. As unë nuk e dija dhe i thosha të lutem më lër vetëm njëherë. Pastaj njëherë, aq u desh se nuk kthehesha me mbrapsht”, tha Aurela.

SHKARKO APP