Ja kuptimi i tatuazhit të Rira Orës
Rita Ora ka disa tatuazhe, ku secili prej tyre ka një domethënie. Nga shumë tatuazhe në trupin e këngëtares Rita Ora, një thënie po fotografohet më shpesh në trupin e Ritës.
E meqë thënia fillon nga poshtë gjoksit e vazhdon në shpinën e saj, asnjëherë nuk është shfaqur komplet, për t’u lexuar qartë.
Por, kjo është një thënie me shumë rëndësi për Ritën. Në të shkruhet: “Duaji të gjithë, besoi disave, mos i bëj keq askujt”.
Kjo është thënia e aktit të parë të skenës së parë të dramës së Shekspirit, “All’s well that ends well” (Gjithçka që përfundon mirë, është mirë), dhe Rita e ka bërë tatuazh pasi motra e saj e ka thënë këtë gjatë gjithë kohës.