Ja kush paguan për shpenzimet e Anxhelinës në Amerikë!
Vajza e Albërie Hadërgjonajt jeton aktualisht në Los Angeles, nuk është se kursehet me shpenzimet, po fundja për dreka darka do dalë se e re është, edhe ndonjë rrobë të re do ta blejë.
Ne nuk është se ankohemi, po Albëria është pak e lodhur, duke qenë se siç tregon vetë Anxhelina, e ëma i mbulon të gjitha shpenzimet. “Ah lekët…për momentin mami është burimi kryesor”,-tregon Anxhelina në një intervistë për “Thumb” zhvilluar gjatë vizitës së saj të fundit në Shqipëri pas masterclass-it me griemierin Ariel Tejada.
“Të gjithë kur shohim njerëz në Instagram themi wow çfarë jete bën, edhe ne kemi ato vështirësitë, në Instagram nxjerrim momentet më të mira, më të lumtura, që dukemi më mirë, nuk është gjithmonë ashtu normalisht,” shpjegon Anxhelina që aktualisht po përpiqet të ndërtojë karrierën si këngëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Po mes vajtje-ardhjeve në studio, zor se mund të dalë koha për të nisur një punë, gjë që Albëria siç duket s’e kupton se përditë përsërit të njëjtin refren: Fillo punë. “Përditë, përditë, përditë, që në 5 të mëngjesit!” Megjithatë Anxhelina tha se shumë shpejt do të publikojë diçka konkrete dhe pas kësaj me siguri edhe mamaja e saj do ta bëjë gjumin rehat, sepse e bija po korr frytet e punës së saj!