Ja pse Adrian Gaxha nuk do ta zbulojë kush është partnerja e tij (Video)
Prej disa kohësh, Adrian Gaxha përflitet se është në një lidhje serioze. Megjithëse është ngacmuar vazhdimisht nga mediat dhe portalet, këtë herë këngëtari nga Shkupi nuk ka bërë fare bujë dhe është kujdesur që roamancën ta shijojë vetëm për vete.
Edhe pse ka shumë kohë që po jeton një dashuri të bukur, Gaxha nuk preferon që ta bëjë atë publike dhe për këtë ka një arsye të fortë.
I ftuar këtë javë në rubrikën “60 sekonda” për Prive, kur është pyetur pse nuk dëshiron që ta bëjë publike lidhjen e dashurisë, këngëtari tha: “Sepse respektoj privatësinë e partnerit, gjithmonë.” Deri kur do të vazhdojë të na e mbajë të fshehtë?