Ja si ia shpreh dashurinë së bijës Koço Kokëdhima

Këngëtarja Besa Kokëdhima ka gjetur rastin të falenderojë publikisht babain, Koço Kokëdhimën, për mënyrën si i kujton çdo javë dashurinë.

Në një postim në Instagram, ajo shfaqi një prej buqetave të shumta të luleve që ai i dërgon, dhe shkroi se ai i ka dhënë shembullin sesi çdo burrë duhet ta trajtojë një grua.

“Babai më dërgon çdo javë një buqetë lulesh për të më treguar sa më do, dhe si duhet të presë të trajtohet një grua. Faleminderit! Të dua babi!”.

Javën e shkuar familja Kokëdhima u bashkua në festën e fejesës së Borës, motrës së dytë.

SHKARKO APP