Ja si janë veshur deputetet e PS-së, plot ngjyra e shkëlqim (FOTO)
Asambleja Kombëtare e PS-së, filloi me prezantimin e raporteve. Deputeti Taulant Balla tregoi mënyrën e ndarjes së drejtimit të komisioneve parlamentare: 5 për socialistët dhe 3 për opozitën.
Deputeti Arben Ahmetaj paraqiti raportin për thjeshtëzimin e procedurave burokratike në dhënien e lejeve dhe licensave, ndërsa deputeti Niko Peleshi tregoi se si socialistët kanë planifikuar që në qeverisjen e re të shkrijnë shumë agjensi dhe drejtori që mbivendosen në punën e tyre.
Sakaq, interes ka edhe për Qeverinë e ri për emrat e kabinetit qeveritar “Rama 2”. Para nisjen së Asamblesë, sytë e fotografëve ishin pikërisht tek emrat e përfolur si Ministrat e rinj. Kështu deputetet që fituan mandatin në zgjedhjet e 25 qershorit, u shfaqën të qeta dhe fashion.
Zgjedhja e deputeteve: Mimi Kodheli, Vasilika Hysi, Mirela Harito dhe Englantina Gjermeni, duket se është në trend me modën ajo tek ngjyrat e forta.