Ja si ka qenë Kim Kardashian pa ndërhyrjen e bisturisë
Nëse jeni kuriozë të dini se si ka qenë Kim Kardashian në fëmijërinë e saj, ky set fotografik duket se do të zbulojë shumë enigma. Tashmë Kim ka marrë të gjithë vëmëndjen e paparacëve, por në fëmijëri duket se ajo nuk i ka dashur mjaft format trupore dhe jo vetëm kaq. Një problem tjetër për të ishte edhe hunda. Të gjitha këto sekrete i ka zbuluar një nga mikeshat e saj më të mira. Kim-i falë ndërhyrjeve të shumta është shndërruar në një mbretëreshë në botën e show-bizit, por kur ajo ka qenë më e vogël, ka qenë mjaft strikte edhe me peshën trupore. Kim Kardashian nisi të mbante dietë që në moshën 13 vjeçare. Deklarata vjen nga një shoqe fëmijërie e showgirl-it. Në një intervistë për revistën "Heat", Nikki Lund ka thënë se Kim-i, që në fillimet e adoleshencës, e kishte shumë problem peshën e saj trupore, ndaj ajo nisi të provonte dieta të ndryshme.