”Jam gay”/Fjalimi i Mario-s do të përlotë shqiptarët: Hapni sytë…
Kim Kardashian i gjendet pranë gjithmonë mikut të saj, Mario Dedivanovic. Ylli 39-vjeçar i bëri një vizitë të papritur grimierit të saj, teksa ai po rrëmbente një çmim të rëndësishëm në ceremoninë e ”American Influencer Awards 2019”, për të nderuar artistin 36-vjeçar të hënën në Teatrin Dolby në Hollywood. Surpriza nuk mbaroi me kaq pasi e pranishme në event ishte dhe nëna e grimierit shqiptar, e cila i dhuroi një përqafim Marios duke e bërë këtë të fundit të preket dhe të qajë në tapetin e kuq.
Mes emocionesh e lotësh, grimieri bëri thirrje për shqiptarët, që të hapin sytë e zemrën, pasi sipas tij shumë fëmijë në botë rriten mes frikërash, dhimbjesh e mendimesh për vetëvrasje, vëtëm nga ankthi se familjarët nuk do t’i pranojnë duke qenë ndryshe.
“Dua gjithashtu të them diçka për motrat dhe vëllezërit e mi shqiptarë. Gjakun tim. Ju kërkoj të gjithëve të hapni sytë dhe zemrën! Sepse shumë fëmijë në botë po rriten mes frikërash dhe mes dhimbjes, si unë dikur. Shumë të tjerë mendojnë të vrasin veten, si unë. Ata kanë frikë të jenë ndryshe për shkak të kulturës dhe mendimit, se familja do t’i paragjykojë. Fëmijë të vegjël janë të frikësuar se prindërit e tyre, vëllezërit, kushërinjtë s’do t’i pranojnë, thjesht sepse kanë lindur ndryshe. Ne s’jemi ndryshe. Jemi njësoj si gjithë të tjerët, të drejtuar nga dëshira për t’u dashur. Me të drejta të barabarta për të qenë të lumtur. Sot, për herë të parë, qëndroj me shumë krenari si 37-vjeçar gay! Dhe në fund të ditës, ndihem i lumtur sepse jam unë. Babi, edhe një gjë tjetër. Të dua po aq shumë sa mamin”.
Artisti shqiptar, rrëfeu gjithashtu se i është dashur shumë për ta pranuar veten siç është, se ka kaluar ditë pafund ankthi, frike dhe refuzimi me veten. Prej 19 vitesh karriere si artist grimi, ky ka qenë një ndër momentet më emocionuese të Marios. Para se Mario të bënte të gjithë për të qarë me fjalimin e pranimit, edhe familja e tij kishte përgatitur një video-surprizë për të.