”Jam single”, Egli kthen përgjigje për 10 pyetje: Zhgënjehem nga vetja kur u besoj njerëzve. Projekti i ri…

Egli Tako, finalistja e ”Big Brother Albania Vip 4”, dhe një nga këngëtaret më të komentuara në këtë showbizz ka treguar më shumë për pikëpyetjet që e kanë shoqëruar në këto kohë. Por jo në ekran, pasi 10 pyetjet janë bërë nga ndjekëset e saja. Kështu Egli tregon se është single, dhe sesi kanë qenë këto muaj kur edhe ajo nisi koncertet. Si i përgjigjet komenteve negative? ”Qëndroj e heshtur përballë shumë diskutimeve sepse më duken pa vlerë për t’u dhënë energjinë time. Kritikat e atyre që më duan, po”.

Intervista e plotë

1-Duke parë gjithë këtë rrugëtim, cfarë ke mësuar për dashurinë, famën dhe vetveten?

Swiss Digital Desktop Reklama

Kam mësuar se të gjitha aspektet e jetës kërkojnë shumë durim dhe gjakftohtësi. Gjërat shpeshherë nuk janë ato që duken dhe suksesi kushton shumë sepse është ndër të vetmet gjëra që nuk ta falin. Industria është më e thellë nga ç’duket. Sa për vetveten, ta dua shumë, e të mos më trembet syri para askujt dhe asgjëje veç Zotit, sa kohë jam e drejtë para tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

2-Kur do të vijë projekti i rradhës?

Projekti i rradhës do të vijë së shpejtj. Nuk ka ende një datë konkrete, por është në proçes pune. Nga jashtë, mund të duket sikur është e lehtë dhe proces i shpejtë të bësh një material muzikor por më besoni që jo.

3-A je e lumtur?

Jam mirënjohëse. Ndaj çdo gjëje që gëzoj në jetë dhe e falenderoj Zotin çdo ditë. Dikur një aktor i madh ka thënë se në jetë nuk ka lumturi, por vetëm copëza lumturie. Jam një miks ndjesish sipas rrethanave, ndër to edhe e lumtur për gjithë bekimet që kam, përfshire juve.

4-A i lexon komentet negative? Po kritikat e fansave?

Zakonisht jo, vetëm kur më zë syri tek tuk, 90% i bëj skip. Përpiqem që minutat ti shpenzoj në gjëra produktive. Qëndroj e heshtur përballë shumë diskutimeve sepse më duken pa vlerë për t’u dhënë energjinë time. Kritikat e atyre që më duan, po. Kur më shkruani përpiqem ti shoh aq sa mundem e ti korigjoj po aq sa mundem. Po punoj për të dhënë më të mirën time për të gjithë ju.

5- Cili koncert të ka dhënë më shumë emocione?

Emocione kam në çdo dalje në skenë. Të gjithë koncertet kanë qënë të veçantë në formën e tyre e më kanë mbushur shpirtin. Mund të veçoj koncertin e parë në Ferizaj, ku ishte hera ime e parë në shesh, e gati kam shpërthyer në lot, por u vetpërmbajta. Ajo ka qënë nata kur jam kthyer në Kishë për të falenderuar Zotin sepse doja një formë për të qënë sa më pranë tij për ta falenderuar për gjithë këtë bekim!

6-A je nën menaxhimin e një kompanie?

Jam bashkëvepruese me secilën studio, producentë dhe kolegë të fushës, por jo në menaxhim të dikujt. Shpesh nga syri i jashtëm (dhe i brendshëm) ngatërrohet menaxhimi si koncept. Shpesh ngatërrohet edhe me kompani që mbrojnë platformat Digitale, koncertet etj. Jam artiste e lirë, por patjetër me njerëz adapt rreth meje.

7- Cili është statusi yt aktual, e lidhur, e komplikuar apo single?

Shkurt, pastër pa gabime. Statusi im aktual është single.

8-A do të shohim në TV apo pjesë të një filmi?

Fokusi primar dhe dëshira e madhe ka qënë muzika, por edhe mund të më shihni pasi janë aspekte që i takojnë skenës. Jam shumë alert për punën & karrierën, sidomos kur janë aspekte të shkollimit dhe profesionit tim. I bëj me shumë pasion.

9-A do të kesh bashkëpunime me ndonjë këngëtar tjetër?

Po, do të ketë bashkëpunime. Por t’i lëmë çdo projekti të marrë kohën e tij derisa t’i vijë rradha tjetrit.

10-Je zhgënjyer nga njerëzit kohët e fundit?

Së fundmi kam arritur në një pikë ku nuk ja toleroj më vetes të zhgenjehem nga njerëzit. Zhgënjehem nga vetja kur u besoj njerëzve. Gjithçka nis nga ti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?