Jamie Dornan heq dorë nga “50 Shades of Grey”

Aktori Jamie Dornan do të jetë në serinë e tretë dhe të fundit të “Fifty Shades of Grey”. Por për të gjithë fansat e tij ai ka edhe një lajm jo fort të mirë. Nëse do të ketë një seri të katërt, ai ka thënë se nuk do të jetë pjesë e kastit. Ylli irlandez sapo ka përfunduar xhirimet e “Fifty Shades Darker” dhe “Fifty Shades Freed”, por është i vendosur të mos jetë më pjesë e këtij filmi. “Kemi përfunduar xhirimet e dy filmave dhe e mbylla me kaq”, ka thënë ai për “The Sun”. “Heq dorë përfundimisht nga “Fifty Shades”, ka shtuar aktori 34 vjeçar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?