Jamie Dornan: Nuk luaj më në Fifty Shades, jam “i vjetër” për skenat erotike
“Fifty Shades Freed” është gati për premierën e madhe. Filmi është seria e tretë e sagës së famshme “Fifty Shades”, një libër ‘bestseller’ .
Mirëpo një nga aktorët më kryesorë të filmit, Jamie Dornan ka deklaruar se nuk do të jetë më pjesë e filmave të tillë. Kjo është hera e fundit për të që interpreton rolin e Christian Grey raporton E! Online .
35-vjeçari deklaroi se është “shumë i vjetër” për të qenë pjesë e skenave erotike, si ato të frymëzuara nga librat e E.L. James. “Mendoj se kam mbaruar me këta filma. Nuk ka më libra, të tre i kemi bërë. Vetëm nëse Erica shkruan një tjetër. E di që jam i vjetër për këto gjëra tani”, është shprehur jamie Dornan.