Jashtë finales së Eurovizionit, Lindita gjen “fajtorin” (VIDEO)
Lindita Halimi, përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovizion këtë vit, ka folur për performancën e saj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lindita ka thënë se ishte e sëmurë dhe sipas saj kjo ishte arsyeja që nuk arriti të kualifikohej për në finale e këtij festivali i cili u zhvillua në Kiev të Ukrainës.
“Nuk e di se çfarë më ndodhi në këtë moment, mendoj se doja të haja mikrofonin(qesh). Isha me ilaçe dhe dhimbje në kraharor 2 orë para se të këndoja dhe mendova për një moment nëse do të këndoja ose jo atë natë sepse isha e sëmurë…siç nuk e di çfarë…por u luta! Iu luta Parajsës që të lirohesha nga çfarëdo gjëje që po më kufizonte, dhe më pas kjo ndodhi”,- përfundon postimi i Halimit në Facebook.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=NyKOBMAXFFA” width=”560″ height=”315″]