Jason Derulo dhe partnerja zbulojnë gjininë e fëmijës

Pak ditë më parë, Jason Derulo dhe e dashura e tij, Jena Frumes njoftuan se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. “Nuk mund të isha më i ngazëllyer për këtë kapitull të ri në jetën tonë @jenafrumes,” shkroi Jason krahas një videos ku shfaqej me partneren teksa ecnin të dy përgjatë plazhit.

Së fundmi, ata kanë zbuluar përmes një feste madhështore në Bahamas se do të bëhen prindër të një djali. Këngëtari ishte shprehur se mendonte se partnerja e tij, po priste një djalë dhe tashmë që gjinia është zbuluar, ai ndihet tejet i lumtur.

SHKARKO APP