Jason Momoa tregon vuajtjet pas rolit në ‘Game of Thrones’: Nuk paguaja dot faturat

Tashmë, Jason Momoa është një nga ‘heronjtë’ më të njohur të Hollywood-it. Por aktori u shpreh se vetëm pak kohë më parë luftonte për të siguruar jetesën.

Në një intervistë për ‘Instyle’, Momoa zbuloi se roli i tij në ‘Game of Thrones’ në 2011-ën, e la atë plotësisht në borxhe. Ai u mundua të paguante faturat në shtëpinë që ndan me bashkëshorten, aktoren Lisa Bonet dhe dy fëmijët e tyre.

“Dua të them, ne po vdisnim nga uria pas Game of Thrones,” i tha ai revistës. “Nuk mund të gjeja punë. Është shumë sfiduese kur ke foshnje dhe je plotësisht në borxhe”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga fundi i viteve 90′, Momoa luajti në seriale si Baywatch: Hawaii, North Shore dhe Stargate Atlantis, por duke luajtur Khal Drogo në Game of Thrones e vendosi atë në një pozitë mjaft të vështirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fati i Momoa-s, tani 41-vjeçar, u kthye kur ai u përball me filmin ‘Aquaman’ të vitit 2018, me të cilin fitoi më shumë se 1.1 miliard dollarë në të gjithë botën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?