Jay Z dhe Beyonce “pushtojnë” tregun
Një linjë e re lokalesh do të lançohet së shpejti nga çifti më i famshëm në Hollywood. Jay Z dhe Beynonce kanë vendosur të zgjerojnë bizneset e tyre në mbarë botën duke projektuar hapjen e “Hovino”, rrjeti më i ri i dyqaneve të ushqimit, i cili gjithashtu do të përfshijë lokale në shtete të ndryshme.
Ashtu si çdo biznes tjetër i krijuar nga Jay Z edhe ky rrjet pritet të ketë sukses të jashtëzakonshëm. Rreperi 48-vjeçar njihet për sukseset e tij në biznes.
Kujtojmë këtu që ai është themeluesi i shtëpisë diskografike Roc-A-Fella dhe Roc Nation, duke mos harruar edhe faktin se ai ka promovuar talente të reja në muzikë të cilët kanë arritur majat e karrierës.